Koronavirusi, mbi 200 mijë të prekur në botë dhe mbi tetë mijë viktima

368
Sigal

Numri i te infektuarve me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 200,000, me një total prej mbi 8,000 vdekjesh.

Agjencia e italiane e lajmeve, Ansa, duke iu referuar bulentinit me te fundit te të botuar nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan se per të qenë të saktë, te prekurit tani janë 201.436 dhe të vdekurit janë 8,006. 82.032 persona janë shëruar deri më tani.

Vdekjet me koronavirus në Evropë tejkalojnë ato në Azi për herë të parë.

Në Evropë ka në fakt të paktën 3.421 viktima, ndërsa në Azi, ku Kina ishte shpërthimi fillestar i asaj që më vonë u bë një pandemi globale, ka 3,384 të vdekur.