Qafë-Thana e bllokuar prej më shumë se 2 orësh, rrëshqitja e një kamioni dhe e një autobusi rëndojnë trafikun

169
Sigal

Moti i keq me ngrica dhe reshje dëbore, ka sjellë mjaft probleme në të gjithë territorin.

Shumë rrugë janë bllokuar nga dëbora, ndërsa problematike situata paraqitet edhe në Qafë-Thanë.

Sipas raportimeve, në Qafë-Thanë, automjete janë të bllokuar prej më shumë se dy orësh.

Shkak për rëndimin e trafikut është bërë rrëshqitja e një kamioni edhe e një autobusi, si pasojë e motit të keq, por fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.

Ndërkohë, trafiku i rënduar e bën të pamundur futjen e borëpastrueses në rrugë.