Tirana International Airport: Sot rinisin fluturimet nga Rinasi për rezidentët në BE

390
Sigal

Ditën e sotme rihapen fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.

Tirana International Airport njofton se udhëtimet do të jenë vajtje dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence. Sa i përket qytetarëve shqiptarë, këta të fundit do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar.

Njoftimi i TIA-s:

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e hënë janë:⠀⠀
⠀⠀
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Stamboll – Tiranë dhe Tiranë – Milano
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
⠀⠀
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës.

Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Ndërkohë sot rinis edhe transporti detar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se të gjithë shoqëritë, do të jenë nën monitorimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar.