Gjendet i vdekur 73-vjeçari në Selenicë, dyshohet se u vetëvar me litar në derën e banesës

310
Sigal

Një i moshuar është gjetur i vdekur këtë mbrëmje në fshatin Ploçë të Selenicës. 73-vjeçari Xh.M, dyshohet se është vetvarur në derën e banesës.

Policia informon se nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune, përveç atyre të vetvarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:49, në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij shtetasi Xh. M., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.