“Nëna e Skënderbeut ishte sllave”, deklarata e liderit shqiptar në Malin e Zi merr jehonë nga mediat serbe

309
Lideri i iniciativës qytetare URA, Dritan Abazoviç ishte ai që vendosi se kush do të qeverisë në Malin e Zi duke rrëzuar kështu nga pushteti pas 30 vitesh Milo Gjukanoviçin.
Katër deputetët e drejtuar prej tij ishin shumë të vlefshëm në përcaktimin e maxhorancës së re në Malin e Zi.

Sigal

Nisur nga vëmendja që ka mbledhur, mediat serbe kanë kërkuar në deklaratat e shkuara të tij duke i rikthyer sëfundmi, shkruan abcneës.al.

Kështu, Telegraf.rs i është referuar një statusi të tijit një vit më parë teksa thotë se nuk ka nevojë për një bust të Skëndërbeut në Ulqin dhe se ai e kishte nënën serbe.

“Edhe fëmijët e kopshtit e dinë se babai dhe nëna e tij janë serbë, nuk mund të jenë shqiptarë” – shkruajti Abazoviç në Facebook më shumë se një vit më parë, gjë të cilën e përsëriti edhe në një intervistë në janar të vitit 2019.

Po ashtu, Abazoviç tha se Skëndërbeu ishte figure “militare” dhe se në Ulqin duheshin figura më paqësore.

Këto deklarata të tijat shkaktuan reagime të forta në rrjetet sociale, ku nuk munguan ata që e quajtën tradhtar. Vendimi i fundit i Abazoviçit për të sjellë në pushtet partitë pro-serbe në Malin e Zi i riktheu këto akuza në arenën shqiptare.