Konferenca e parë në krye të Partisë së Lirisë/ Meta: Betejë e domosdoshme për të rivendosur demokracinë dhe kushtetutshmërinë në vend

143
Sigal

Një ditë pas zhvillimit të konventës së LSI-së ku u ndryshua emri i partisë, Ilir Meta zhvillon konferencën e parë si kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë.

“Dua ta nis këtë konferencë të parë shtypi duke falënderuar për mirëkuptimin dhe për ngritjen në lartësi në momentin historik, duke hapur mbrëmë një rrugë të re, një force të re politike si Partia e Lirisë.

E di shumë mirë që duke qenë krenar për ato sakrifica, njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm, se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend, demokracinë, Kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët” – tha Meta.