Komiteti Teknik futi emigrantët në karantinë, PD kërkesë KQZ: Ndërhyni!

218
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë në shqyrtim dhe po diskuton kërkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Avokatit të Popullit dhe PD-së, që i kërkojnë që të ndërhyjë për të anuluar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nuk lejon votimin e emigrantëve.

“Të anulohet urdhri për karantinimin e emigrantëve që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia” thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të gjithë qytetarët shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë për shkak të ngarkesës së lartë virale në këto dy vende, sipas ekspertëve shqiptarë.

Por një urdhër i tillë do të thotë bllokim dhe heqje e së drejtës për të votuar në 25 Prill.