Bilanci ditor i Covid-19/ MSH: 156 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

162
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 156 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik,  Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 – 78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Prill 2021)

Raste të reja ditore        156

Të shëruar në 24 orë      696

Të shtruar në spitale      155

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                3079

Testime totale           620,743

Raste pozitive             130,270

Raste të shëruara        104,278

Raste Aktive                 23,625

Humbje jete                   2,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17882

Fier      2008

Durrës  876

Shkodër      731

Gjirokastër   565

Korçë    600

Vlorë    326

Dibër    205

Kukës     228

Elbasan   113

Berat       65

Lezhë     26