Kryemadhi: Ja ku ndryshon fitorja e opozitës në Kosovë me opozitën në Shqipëri

476
Sigal

E ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur edhe pyetjes se pse opozita ka frikë të përballet në zgjedhje me Edi Ramën, ndërsa në Kosovë opozita u përball me maxhorancën në pushtet, edhe fituan.

Opozita këtu pati frikë të përballet në zgjedhje, ndërsa në Kosovë opozita nuk pati frikë të përballet me një kundërshtar shumë të fuqishëm politikisht, ekonomikisht

Opozita e Shqipërisë nuk pati frikë. Mos harroni që në Kosovë pati një komunitet ndërkombëtar që nuk u bë palë me pushtetin. Mos harroni që pati ndërkombëtarë që nuk u përfshinë në fushatë, por sensibilizuan qytetarët që të denonconin blerjet e votave. Pra janë dy gjëra të ndryshme. Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, me vetëm 11 vite shtet. Pra në Shqipëri nuk ke asgjë, as nga SHBA, as nga BE, që dëgjojnë kryeministrin’-tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha më tej se e shikon Kodin Zgjedhor si një pikë dialogu politik. ‘Kjo është çështje e vullnetit politik, jo sistemi.’tha Kryemadhi.