Turisti gjerman: Do çel ekspozitë, me depozitat e ujit mbi tarraca

600
Një turist gjerman, i quajtur Tomas N… nga Këlni, njëherazi edhe dhëndër në Tiranë, vazhdon të jetë në vendin tonë për pushime. Gjendja e mjeruar higjenike e plazheve nga veriu në jug e ka detyruar, që 30 ditët e qëndrimit në Shqipëri t’i kaloj në turizëm kodrinor e malor. Pasi kthehet në banesat që ai merr me qira në qytetet e ndryshme ku shkon, ndeshet me një shqetësim tjetër, që ka lidhje po me ujin! Në banesa mungon uji dhe ai, përveç ujit të rubintave, të cilin e di që po e pive përfundon në spital, detyrohet të blej edhe ujin për larje! Gjatë një bisede, Tomasi më tha, se mungesa ujit në hotele e banesa, i ka dhënë mundësinë të krijoj një vepër arti, të veçantë në llojin e vet! Nga kodrat dhe pikat e larta të mbi-qyteteve, ai ka filmuar, fotografuar e madje ka skicuar pamjet e tarracave dhe faqeve anësore të pallateve, vilave, hoteleve, banesave e institucioneve shqiptare, të mbushura me depozita uji! Po kështu, ka krijuar një “galeri” personazhesh e grup-njerëzish real, duke mbushur ujë në oborret e pallateve ditë e natën, në gardhet e banesave private, duke transportuar ujë me bidonë mbi karroca, biçikleta, vetura e mbi supe grash dhe fëmijësh. Me këto fotografi e skica, Tomas do të hap një ekspozitë në Këln.
Sigal