Komisioni i Prokurimeve Publik: Njoftim mbi mënyrën e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik deri në rikthimin e shërbimeve publike online

219
Sigal

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

KRYETARI

 

Nr.1538 prot.,

Tiranë më 18.07.2022

 

 

AUTORITETEVE KONTRAKTORE

OPERATORËVE EKONOMIKË

SUBJEKTEVE TË INTERESUARA

 

Lënda:    Njoftim mbi mënyrën e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik deri në rikthimin e shërbimeve publike online

 

Të nderuar,

 

Për shkak se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është detyruar që të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare si rezultat i një sulmi kibernetik të këtyre platformave, Komisioni i Prokurimit Publik në zbatim ligjit nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, ligjit nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” si edhe Vendimit nr. 766, datë 13.10.2021 të Komisionit të Prokurimit Publik “Për miratimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik” njofton autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe subjektet e interesuara,  se është  mirtuar Urdhëri nr.338 datë 18.7.2022.

Gjatë kësaj periudhe Komisioni, njofton  si më poshtë vijon:

  1. Komisioni i Prokurimit Publik vijon veprimtarinë e tij sipas parashikimeve të neneve 109 e vijues të ligjit nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”.

 

  1. I gjithë informacioni i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik do të vijojë të publikohet në Këndin e Njoftimeve Publike pranë godinës së këtij institucioni në adresën: Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë, si edhe në gazetat me tirazh kombëtar dhe në median elektronike.
  2. Komisioni i Prokurimit Publik njofton, se për të gjitha ankesat e paraqitura në rrugë shkresore krahas njoftimit të bërë sipas pikës 2 të përmendur më sipër, njëkohësisht do të njoftojë autoritetet kontraktore, pjesë e procesit të ankimimit nëpërmjet telefonit dhe/ose postës elektronike.
  3. Për çdo formular për publikim sipas parashikimeve të nenit 112 të ligjit nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, do të njoftojë subjektet e interesuara nëpërmjet nëpërmjet telefonit dhe/ose postës elektronike.
  4. Për çdo informacion të kontaktoni në numrin e tel: +355(0)42281851 dhe adresën elektronike: kpp2.[email protected].
  5. Operatorët ekonomikë të cilët do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit sipas parashikimeve të nenit 111 dhe 112 të Ligjit nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, duhet t’i drejtohen Komisionit të Prokurimit Publik me qëllim marrjen e faturës për ankimim në adresën elektronike: kpp2.[email protected]
  6. Në linkun në vijim: https://drive.google.com/drive/folders/18aLhwtWpdiRP-mKuVAyjiqpRSAwsZCxo?usp=sharing, do të gjeni të gjithë veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik nga data 18.07.2022 dhe deri në zgjidhjen e situatës nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

                                                                                                                                      

Komisioni i Prokurimit Publik shpreh gatishmërinë e plotë për asitencë dhe informacion për cdo subjekt të interesuar në kuadër të procesit të dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave.

 

 

KRYETAR

Jonaid MYZYRI