Zjarr i madh në Roskovec, digjen 3 dynym me sera. Flakët ‘përpijnë’ tokën bujqësore

138
Sigal

Një zjarr i rënë në Roskovec ka djegur plot 3 dynym me sera, duke i shkatërruar plotësisht ato.

Flakët kanë djegur është 5 hektar tokë bujqësore hamulloret, ndërsa zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë hapësirën.

Edhe pse janë lajmëruar forcat e repartit zjarrfikës, nuk kanë mundur dot t’i shuajnë ato, përpara se të shkatërronin serën.
Zjarri momentalisht është vendosur nën kontroll, ndërsa dëmi ekonomik në sera është i konsiderueshëm.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen, ndërsa kjo është vatra e dyte brenda një dite, pasi pak pas mesdite flakët dogjën ullinj e drurë frutorë në Peshtan.