Një 57-vjeçar i jep fund jetës duke u vrarë me pistoletë në banesën e tij. Ja dyshimet e policisë

334
Sigal

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në banesën e viktimës.

Policia dyshon 57-vjeçari e ka kryer aktin në kushte të rënduara psikologjike.

“Rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xh. B., 57 vjeç”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.