Dyshohet se shantazhoi dy të mitura, arrestohet 27-vjeçari

101
Sigal

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia pas kallëzimit nga dy vajza adoleshente se kërcënoheshin me publikimin e fotove dhe videove intime.

Dy adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) dyshohet se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Njoftimi i Policisë Mallakastër

Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.