54 miliardë lekë tenderë për 10 ditë

612
Çudira/ 30 miliardë lekë në 1 muaj, nga tenderët e “peshqve të vegjël” nëpër institucione!
Ndërkohë që po bëhet zhurmë për zbulimin dhe kapjen e “peshqve të mëdhenj” të lidhur me krimin dhe korrupsionin, “peshqit” e vegjël” që komandojnë nëpër institucione e shërbime publike në mbarë vendin, po bëjnë kërdinë me fondet publike, duke firmosur tenderë në miliarda lekë të buxhetit të shtetit dhe taksat publike. Gazeta “Telegraf”, referuar njoftimeve të tyre në Buletinin Javor të Prokurimeve Publike, ka konstatuar shumë tenderë dhe ankande që përbëjnë, jo vetëm skandal, por edhe çudira, të cilat po nisim t’i publikojmë sot. Vetëm në 4 buletinet e fundit, rezultojnë 30 miliardë lekë për tenderë të tillë, shumica të sajuar për të bërë ndonjë “dorë lekë” shefat dhe klientët e tyre privatë, mes të cilëve ka edhe familjarë shtetarësh të lartë, të vetë drejtuesve të institucioneve që bëjnë tenderët, të deputetëve e deri të zyrtarëve të lartë në prefektura! 

 Prefekti i i ri Gjirokastrës, nis detyrën me tender 10 milionë lekë për mobilie zyre;
 Ministri Peleshi, tender 92 milionë lekë për promovimin e arritjeve në bujqësi gjatë 2017-ës, të cilat kryeministri i quajti “dështim”;
 Bashkia Vlorë/Anulojmë tenderin e rojeve private, kemi llogaritur gabim fondin limit;
 Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Vlorë, njofton për anulimin e procedurës së prokurimit “Kërkesë për propozim”, me objekt “Shërbimi i Rojeve dhe Objekteve Private”, me
fond limit 1.575.583(Një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e 583 mijë) lekë, pa TVSH, zhvilluar në datë 30.05.2017, për shkak se është gabim përllogaritja e fondit limit;
 Bashkia Fier/ Kemi bërë “gabim njerëzor”, në specifikimet teknike; 
 Autoriteti Kontraktor Bashkia Fier, njofton se në mbështetje te nenit 24 pika 1 germa “b“ të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, se tenderi me “Procedurë Kërkesë”, për propozim me mjete elektronike, me objekt “Blerje ekskavatori”, që do të zhvillohej në datën 09.11.2017, ora 1000, anulohet pasi janë hedhur gabim specifikimet teknike;
 Korçë/Shpallëm gabim fituesin, i dhamë 2% me tepër se vlera e fondit limit;
 Autoriteti Kontraktor, Agjencia për Zhvillimin Rajonal NR. 3 Korçë (AZHR-3), njofton anulimin e procedurës së hapur të prokurimit: Loti 1, Ruga Voskopojë-Kisha e Shën Prodhomit, të zhvilluar në datën 04.07.2017, për shkak se diferenca me ofertën e firmës së klasifikuar në vendin e dytë është më shumë se 2% e fondit limit, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006.
Sigal