9 muaj pa diploma, studentët e shkencave sociale rrezikojnë punësimin

292
graduation
Sigal

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale për muaj me rradhë enden çdo ditë në dyert e sekretarisë, me shpresën se kartoni i diplomimit ka mbërritur.

”Kam 9 muaj që se kam marr diplomën, janë në degën time 300 studentë. Procesi ka mbetur në firmosjen e diplomave nga rektori”, u shpreh Diana Mjeshtri, studente.

“Vijmë në fakultet e na thonë që e ka fajin rektorati, shkojmë te rektorati na thonë që nuk janë dokumentacionet e rregullta nga sekretaria e dekanatit”, u shpreh Vilson Blloshmi, student.

Teuta Abazi, specialiste prokurimesh pranë Rektoratit, thotë se janë njohur me problemin. Diplomat kanë ardhur më shumë vonesë dhe pa dokumentacionet përkatëse. Një vit më parë, të njëjtat vonesa u paraqitën edhe me studentët e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Burokracitë dhe moskoordinimi mes dekanateve dhe rektoratave paraqitet nga studentet si problem kryesor për mospajisjen me diploma në kohë.