Tiranë/ Koncesion edhe për 5 shkolla të tjera, privatët do paguhen 18 miliardë lekë

469
Tiranë/ Koncesion edhe për 5 shkolla të tjera, privatët do paguhen 18 miliardë lekë, shuma totale për 10 shkolla arrin në 54 miliard lekë

Në datën 4 nëntor 2017, gazeta “Telegraf” publikoi nisjen e ankandit kombëtar dhe ndërkombëtar, për dhënien me koncesion të 5 shkollave të para në Tiranë, shpallur prej Bashkisë dhe Ministrisë së Arsimit, për t’i kaluar në administrim të subjekteve private. Dje, po nga bashkia dhe MAS është njoftuar se janë nxjerrë në ankand për dhënie me koncesion edhe 5 shkolla të tjera në Tiranë, ankand që kanë të drejtë ta fitojnë subjekte private shqiptare dhe të huaja, pa dallim kontinenti dhe shteti. Nuk e kemi fjalën, se me çfarë do të merren zyrtarët e MAS pas dhënies së shkollave me koncesion, por nisur prej përvojës së koncesionit të “Check-up”, të Portit Detar Durrës, të Radarëve, të Aeroportit “Nënë Tereza” etj., ku komandojnë privatët, mund të ndodhë edhe në shkolla, që mësuesit, nxënësit, ndoshta edhe Këshillat e Prindërve, t’i komandojnë privatët. Sipas njoftimit zyrtar të shpalljes së këtij koncesion për 5 shkollat e tjera, Edhe në këtë ankand koncesionar, Autoritet Kontraktor është Bashkia e Tiranës, ndërsa si “mbikëqyrëse” është Ministria e Arsimit. 

Ja njoftimi zyrtar i koncesionit
“Autoriteti Kontraktor”, fton Operatorët Ekonomikë në një procedurë ndërkombëtare Koncesioni/ Partneriteti Publik Privat për projektimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 2, mobilimin dhe mirëmbajtjen e tyre të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, mbikëqyrjen dhe kolaudimin në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara në këto dokumente tenderi dhe me kushtet e kontratës.

Kostoja e vlerësuar e projektit është 1.574.138.127 (një miliard e pesëqind e shtatëdhjetë e katër milion e njëqind e tridhjetë e tetë mijë e njëqind e njëzetë e shtatë) lekë pa TVSH”

Kompania e cila do të fitojë koncesionin duhet të llogarisë maksimalisht një marzh fitimi maksimumi 6.28%. Koncesionari do të përballojë me të ardhurat e veta të gjithë investimin për projektimin, ndërtimin, mobilimin dhe pajisjen me laboratorë, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin, si dhe vënien në funksion të tyre. Objektet arsimore duhet të ndërtohen, si dhe të jenë funksionalë në një afat prej 18 muaj nga data e lidhjes së kontratës. Pas ndërtimit dhe vënies në funksion të objekteve arsimore, koncesionari/PPP do të mirëmbajë objektet për një periudhë 7-vjeçare. Pas përfundimit të ndërtimit, Autoriteti Kontraktor do t’i paguajë koncesionarit/PPP një shumë të caktuar vjetore, deri në përfundim të plotë të shumës së investuar
Sigal