Protestat si reagim ndaj varrosësve të ëndërrave

PROTESTAT

Protestat e këtyre ditëve nga të rinjtë më kujton rininë time në vitin 1972. Atëherë isha 16 vjeç dhe kishim ëndërra që të linim pak flokë të gjata, barseta e pantallona kauboy. Isha në shkollën e Mesme Industriale, Qyteti i Nxënësve në Tiranë. Dhe ne atëhere bëmë rrëmujë si shkollë, pas një shfaqje tek kinemaja e kombinatit kemi prishur të gjitha stolat e lulishtes dhe në një shfaqie në teatrin popullor kemi prishur dhe grisur me gjitha të gjitha karriket e sallës……etj. Nuk pati asnjë arrestim, por doli Ramiz Alia në pleniumin e tretë të K.Q. dhe mbajti fjalimin e luftës kundra shfaqieve të huaja dhe qëndrimeve liberale ndaj tyre. Dënimi më i madh ishtë një fletë -rrufe tek Këndi i Rinisë dhe duhej të bëje autokritikë. Kaq. Ishtë komunizëm……Sot këta të rinjë me protestën e tyre po më kënaqin, po më rinojnë. Ata jan ngritur për Klodianin e pafajshëm të cilin dora kriminale e policit të Shtetit e vrau në mes të rrugës, në një vend ku ka ligj që dhe qenin e rrugëve nuk lejohet që ta vrasësh, e jo me njeriun dhe jo me një të ri të cilit i varros me gjithë trup ëndërrat e tij. Ata sot kërkojnë dorëheqien e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe për këtë ata kanë plotësisht të drejtë pasi ai është manipulator dhe ka humbur besimin dhe respektin e komunitetit. Shikoj përballjen e të rinjve me policinë dhe trishtohem kur shikoj policë të armatosur deri në dhëmbë dhe marin për krahësh fëmijë apo adoleshentë si i quajë dhe u mësojnë derën e rajoneve dhe qelive. Kjo për mendimin tim është një sjellje që ia kalon dhe brutalitetit. Gjysma e rinisë ia ka mbathur në kërkim të shpresës, kjo gjysma që ka mbetur në kërkim të shpresës nuk mund të ballafaqohet me dyert e rajonëve. Kjo nuk është as qytetare, as demokratike pasi kemi të bëjmë me një ajke të rinjsh që nuk prishën as një biznes apo pronë private. Përsa i përket semaforeve apo djegjes së koshave dhe pemës së vitit të ri, në fillim duhet të dalë Erion Veliaj dhe të shprehet publikisht për djalin 15 vjeçar që e coptoi fadroma tek plehrat e Sharrës ku punonte për të blerë librat e shkollës. Mjaft tani se i keni hypur gomarit mbrapsh. Unë e kam votuar Edi Ramën, e kam votuar që ti jepnim dhe timonin, por në “kamionin” e tij shikoj se nuk ka vend për ata që e votuan dhe po i hedh një e nga një, duke mbajtur lart në “karroceri” vetëm të preferuarit e tij. Burgjet të mbushur me të rinj për dy doza hashash dhe shikojnë në lajme Bosët e drogës që pompozojnë si të ndershmit e dynjasë dhe shpëtimtarët e Atdheut. Miku im Edi Rama, shkarko urgjentisht Dretorin e Policisë, se karrikja e tij nuk vlen sa ëndërrat e Rinisë. Sot në 10 të rinj, tetë nuk kanë mundësi të pijnë një kafe. Ata mos i shiko si halabakë e huliganë, por shikoji sikur të ishte Zaho 14 vjeç dhe atyre të rinjve nuk u bjen mendja për Ilir Metën, Lul Bashën, Monikën apo Saliun. Shumica rrezik nuk ua dijnë as emrat atyre. Ata kanë një dhembje për Klodianin dhe stres për jetën e tyre. Ne na duhet një drejtor policie që ta duam dhe jo ta urrejmë.

NOA