Lleshaj, ish gjenerali i turpit

320
Sigal

Ish ministri Taulant Dedja ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook në lidhje me figurën e Sandër Lleshajt duke e ironizuar këtë të fundit.

Ja postimi i plotë :

ISH-GJENERALI I TURPIT – Ushtaraku shkollohet dhe përgatitet kryesisht për luftë. Ata që u shkolluan në kohën e Dullës “luftuan” vetëm me armiq imagjinarë, përjashto ushtarakët që kontribuan në Luftën e Kosovës. Tani e kuptoj çfarë kompleksi e ka shtyrë Sandër Lleshajn të lerë gradën e gjeneralit… desh të provojë luftën dhe verbëria ndaj shefit e nxiti të bëjë marrinë të luftojë jo me krimin, por me popullin e revoltuar me një qeveri bandite. Ndaj dhe iku me turp!