Komisioni hetimor për ‘Shtëpinë e Verdhë’ / Përparim Spahiu : Akt i turpshëm antikombëtar

266
Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar në llogarinë e tij në facebook në lidhje me votimin që u realizua sot në kuvend mbi ngritjen e një komsioni hetimor për të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”, në të cilën sipas pretendimeve serbo-ruse është bërë transplant e trafik organesh. Spahiu e ka quajtur një akt të turpshëm që bie ndesh me interesin mbarëkombëtar.
Ja postimi i tij i plotë :
Akt i turpshëm që bie ndesh me interesin mbarëkombëtar, u konsumua sot në parlamentin monopartiak të Shqipërisë.
Votimi i një komisioni hetimor për të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”, në të cilën sipas pretendimeve serbo-ruse është bërë transplant e trafik organesh, është një autogol për Shqipërinë.
Në kohën kur apeli vëllazëror nga Kosova vjen për të mos i bërë jehonë pretendimeve antishqiptare, Kuvendi njëpartiak bën të kundërtën.

Sigal

Ngritja e një komisioni hetimor për një akuzë të turpshme, e cila është varrosur rreth dy dekada më parë bashkë me misionin antishqiptar të Dick Martit në bashkëpunim me prokurorët serbë, përbën një sfidë të hapur ndaj UÇK-së dhe misionit të saj fisnik.
Në kohën kur krerët e UÇK-së, të cilët luftuan për lirinë e Kosovës, mbahen me pa të drejtë në Hagë, Kuvendi monopartiak nën urdhrat e KM hedh një top balte mbi fisnikërinë e luftës së ’99.
Marrëzi dhe aventurë!
Lufta e popullit të Kosovës ishte një luftë e drejtë. Betejat e lavdishme të UÇK-së dhe gjaku i dëshmorëve legjendarë nuk mund të baltoset as nga akuzat e Beogradit, as nga sejmenët e tyre në Tiranë.
Nuk ka ekzistuar kurrë asnjë “shtëpi e verdhë” famëkeqe. Ajo është vetëm në mendjen e ngushtë dhe antishqiptare të vasalëve të Beogradit në Tiranë.
25 Prilli do jetë një referendum, edhe për t’i rikthyer dimensionin kombëtar dhe patriotik, një institucioni të rëndësishëm, si Kuvendi i Shqipërisë.