Vendimi i Venecias / Prof. Dr. Elmaz Sherifi : Edi Rama minoi legjislacionin zgjedhor, për të mbajtur pushtetin e vet

267
Prof. Dr. Elmaz Sherifi
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së

Opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanëshme dhe të përshpejtuara në Kodin Zgjedhor, jepet në një moment, kur edhe Kancelarja Merkel e tha pa diplomaci politike, se  Shqipëria nuk ka shans të hap negociatat brenda dhjetorit.  Shkaku i shtyrjes së Konferencës Ndërqeveritare është mosplotësimi i kushteve të përcaktuara nga Gjermania dhe Parlamenti Europian. Por Edi Rama asnjëherë nuk ka pranuar se ekzistojnë kushte. Edi Rama mohon, për të pohuar se shkaku i vërtetë duhet të kërkohet të divergjencat e brendshme të BE-së. Prandaj nuk është marrë e nuk do të merren në konsideratë opinioni i Komisionit të Venecias. Në të vërtetë Rama e dëshiron mos hapjen e negociatave dhe i vonon qëllimisht mos plotësimin e kushteve, të cilat lidhen me hetimin e manipulimit të zgjedhjeve të 2017, me mungesën e legjitimitetit të zgjedhjeve të vetëqeverisjes vendore në 2019 dhe nuk e dëshiron plotësimin e Gjykatës Kushtetutese pikërisht që të mos realizohet interpretimi perfundimtar edhe i dhjetra ligjeve të miratuara nga parlamenti i sajuar, jashtë procedurave parlamentare dhe disa prej tyre u shërbejnë grupit të interesave që duhet të investohen për fitimin e zgjedhjeve parlamentare. Shoqëria shqiptare tashmë duhet të shqetësohet seriozisht për këtë model qeverisje, që nuk e dëshiron sistemin demokratik të qeverisjes dhe nuk pranon në asnjë rast edhe kushtet e institucioneve ndërkombëtarë për plotësimin e standardeve demokratike dhe nuk e njeh institucionin e pendesës dhe të faljes. Prandaj nuk ka për të reaguar pozitivisht edhe ndaj Opinionit të Venecias për legjislacionin Zgjedhor.