Vendimi i Venecias / Prof. Dr. Kristaq Kume : Ndryshimet kushtetuse u bënë me arrogancën e mazhorancës nëpërmjet kartonëve në Kuvend

276
Sigal

Prof. Dr. Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ-së

Ndryshimet kushtetuse u  bënë me arrogancën e mazhorancës nëpërmjet kartonëve  në Kuvend

Më qartë se kaq nuk bëhet. Ndryshimet kushtetuse u bënë në kundërshtim të hapur me parimet bazë që rregullojnë funksionimin e shtetit ligjor, u bënë haptas vetëm për interesa politik të ditës, u mundësuan nëpërmjet arrogancës së fuqisë së kartonit në Kuvend.  Goditën në thelb besimin tek siguria juridike e legjislacionit zgjedhor, minuan besimin e qytetarëve tek procesi  zgjedhor,  treguan edhe një herë më shumë se kapacitete tona, si shoqëri,  janë akoma larg kapaciteteve që duhet të zotërojë një shoqëri demokratike.

Reforma zgjedhore ishte një ndër kushtet e para që duhet të plotësonte vendi i ynë në perpjekjet për çeljen e negociatave për antarësim. Ndryshimet kushtetuese të tetorit ju kundërvunë Marrëveshjes së arritur në Këshillin politik. Pjesë e efektit negativ që ato prodhuan është edhe ngecja dhe mungesa e progresit në negociatat për anëtarësim. Opinioni i Venecies, ndofta shumë më ndryshe se më parë, është i drejpërdrejtë dhe ka pak mundësi të lexohet ndryshe. Venicia e vlerëson procesin e ndryshimeve kushtetuese si në formë, në procedurë dhe kohën kur u bënë ashtu edhe në produktin që realizuan në fuksion të zgjedhjeve, në rastin më të mirë për t’u thënë  …si një procës, që nuk të ishte bërë.