Komedia bashkëkohore “Grepi i Artë” vjen për publikun e Tiranës në datat 27-30 nëntor

365
Sigal

 

Shkrimtari i mirënjohur Bashkim Hoxha në bashkëpunim me regjisorin Herion Mustafaraj sjellin këtë fundvit në skenat e Teatrove një komedi bashkëkohore të titulluar “ Grepi i Artë”.“Grepi i Artë” po përgatitet shfaqet për publikun e Tiranës në datat 27-28-29-30 nëntor pa pagesë në Liceun Artistik Jordan Misja .Regjisori Herion Mustafaraj e cilëson një komedi situate që sjell një mesazh të madh, “Nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen, në jetë të duhet një dashuri” ! Kjo është rrjeta e merimangës ku gjithë karakteret e komedisë ngecin, nga politikani tek hajduti, nga këngëtarja tek dedektivi. Një realitet komik i shoqerisë moderne shqiptare ku veset kthehen në virtyte mbijetese.