Enigma, si u vra më 22 nëntor 1963  presidenti amerikan John F. Kennedy 

263
Sigal

Më 22 nëntor të vitit 1963, disa të shtëna i japin fund jetës së John Fitzgeralg Kennedy, presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 1.036 ditët e tij si president ndryshuan historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të botës, edhe në shkencë. Bëri të ëndërrojnë më shumë se një brez njerëzish. Në të gjitha ditët e tij si president, SHBA u përball me sfida të rëndësishme, që nga fillimi i programit të hapësirës, te kriza e raketave të Kubës, që sollën botën në prag të Luftës së Tretë Botërore, deri te beteja e madhe politike kundër racizmit dhe varfërisë. Kennedy u zgjodh me një program ambicioz: Ta çonte Amerikën në një nivel tjetër, drejt kufijve të shpresave dhe ëndrrave të parealizuara. Përtej këtij kufiri janë zonat e paeksploruara të shkencës dhe hapësirës, probleme të pazgjidhura të paqes dhe luftës, injorancës dhe paragjykimit.

1-Në tetor të vitit 1962, Kennedy dhe homologu i tij rus, Nikita Hrushovi, u përballën me krizën e raketave të Kubës që do të rrezikonin të çonin botën në prag të një lufte botërore. Pasi shmangën rrezikun, dy presidentët themeluan një korrespondencë të fshehtë, në kërkim të një marrëveshjeje për çarmatim bërthamor. Në tetor të vitit 1963, Kennedy udhëtoi për në Moskë për të nënshkruar traktatin për ndalimin e testimit të armëve të nëndheshme bërthamore, duke kufizuar rreziqet për mjedisin.

2 – 26 Qershor 1963 John Kennedy shkoi në një vizitë zyrtare në Berlinin Perëndimor, ku Rudolph Wilde Platz, para mijëra njerëzve bëri një nga fjalimet e tij më të famshme: “Dy mijë vjet më parë krenaria më e madhe ishte të thoje “jam një qytetar romak”. Sot në botën e lirë, krenaria më e madhe është të thuash “unë jam një berlinez”. Të gjithë njerëzit, kudo që janë, janë qytetarë të Berlinit”. Këto fjalë të shqiptuara me forcë ishin përgjigja amerikane për ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin, 1961 që e kishte ndarë Gjermaninë në dy pjesë.

3- Edhe dy vëllezërit e vegjël të John Kennedy-t, Robert dhe Eduard, hynë në karrierën politike. Robert ishte ministri i tij i Drejtësisë, një pozicion që iu la për të ndjekur penalisht mafiozët si sindikalisti Jimmy Hoffa dhe të ndiqte integrimin e afrikano-amerikanëve. Në vitin 1968, ai kandidoi për t’u bërë kandidat i Partisë Demokratike. Por një atentat i ndërpreu karrierën. Eduardi u zgjodh në Senat pa ndërprerje nga viti 1964 deri në vitin 2008. Një vit më vonë ai vdiq.

4- Janë shkruar shumë faqe për lidhjen klandestine mes Marilyn Monroe dhe vëllezërve Kennedy. Në 19 maj 1962, Marilyn surprizoi JFK, duke kënduar në publik një version seksi të “Happy Birthday”. Një nga supozimet në lidhje me vdekjen e saj të ndodhur pak muaj më vonë është se diva kishte kërkuar t’i jepte fund jetës pasi Presidenti nuk i përgjigjej ndjenjave të saj.