Ervin Mete: Pandemia 2020, po rikthehemi në normalitet

294
Sigal

Drejtori i AMF-së: Pandemia e 2020, nuk u përkthye në krizë për sektorin financiar, po rikthehemi në normalitet

Drejtori i AMF-së, Ervin Mete ka deklaruar se, pandemia e 2020 nuk u përkthye në krizë për sektorin financiar. Mete thotë se ky është lajm i mire, pasi pati masa rezultative dhe treguesit janë positive, pasi fundviti rekuperoi pjesën e goditjes fillestare. Më tej Mete thotë se shifrat e 3-mujorit të fundit, tregojnë për një kthim në normalitet të sektorit financiar dhe sektorit jobankar që monitoron AMF, pra ka një trend pozitiv.

-Keni bërë një raportim në Komisionin e Ekonomisë për tregjet financiare në 2020. Çfarë situate ka qenë dhe çfarë vihet re këtë vit?

-Sektori financiar jobankar që monitoron AMF,  është tregu i sigurimeve, fondet e pensioneve. Fillimisht edhe pse pati ndikim nga pandemia, që pati negative, edhe tërmeti, rezulton që në fundvit e ka rekuperuar pjesën e goditjes fillestare, treguesit janë pozitivë. Kemi tregje nën mbikqyrje që janë likuide, do të ishte që kriza shëndetësore për pandeminë, nëse shohim të kombinuar me treguesit e sektorit bankar nuk u përkthye në krizë financiare. Ky është lajmi i mirë. Ato mësime që dhanë, kanë qenë rezultative në absorbimin e shokut.

-Si shpjegohet?

-Është një tërësi faktorësh. Ka ardhur dhe nga fakti që kishte masa më përpara, qoftë rregullative, qoftë ato që kërkonin kapitalin. Edhe ne reaguam në bazë të koordinimit dhe objektivat me rregullatorin evropian. Dhe morëm masa edhe me shpërndarjen e fitimit të kompanive, pezullimin e shpërndarjes së likuiditetit, javore dhe mujore. Tërësia e masave të marra gjatë vitit të kaluar, rezultuan efektive. Nëse shohim dhe shifrat e 3-mujorit të parë kemi rikthim në normalitet të sektorit financiar, dhe atij jobankar të monitoruar nga AMF. Trendi duket pozitiv.

Ne na rezulton që ka një rritje që në fakt është e ndjeshme, sa i përket sigurimit të shëndetit, 17-18% të plicave të sigurimit të shëndetit, janë trajtuar një sërë dëmesh që lidhen me humbje jete nga COVID-19, janë trajtuar dhe një numër më i madh kërkesash për dëmshpërblime. Megjithatë ka nevojë për një ndërgjegjësim të shtuar, atë që i kemi kërkuar kompanive të sigurimit është qartësia dhe lidhur me mbulimin që të ketë transparencë lidhur me mbulimin që blejnë apo marrin përsipër kur ata sigurohen.

-Po për tërmetin, kompanitë e sigurimeve ishin përballë diçkaje të pandodhur, po ashtu edhe qeveria?

-E saktë që ishte, ishte situatë e pandodhur në jetën e shumë njerëzve këtu, por edhe kompanive të sigurimit nga licencimi, ishte ngjarje e jashtëzakonshme. Na rezulton që gjatë vitit të kaluar rreth 90% të kërkesave për dëmshpërblim janë paguar, sistemi ka funksionuar. Shumica me kontratat e risigurimit janë paguar. Ky ka qenë një fakt lehtësues sepse AMF i monitoron kontratat, kanë qenë të një cilësie të lartë, A ose A+.

Sidoqoftë mbulimi edhe pse shifra është e konsiderueshme, për dëmet e tërmetit shkon në 4.7 miliardë lekë dhe janë disbusuar deri tek 3 miliardë lekë, vetëm 2.5% e pronave janë me sigurim prone, 80% janë të mbuluara për shkak të kredisë. Kemi një ekspozim të gjerë të riskut nga ato që quhet ngjarje katastrofale. Sigurimi është vullnetar. Dua të ndaj mesazhin që ky fakt apo kjo ngjarje tregoi që dëmet e tërmetit, të paktën në spektrin e kompanive, u trajtuan me korrektesë dhe në kohë. Kush kishte një policë sigurimi, u gjet më i mbrojtur dhe duhet të shkojmë drejt kësaj kulture.

-Ka pasur ndryshime dhe në ligjin për sigurimin e transportit, çfarë, është fushë problematike?

-Ndryshimet kanë qenë në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në transport. TPL-në, pra sigurimin që ne blejmë për palë të tretë, blejmë në përgjithësi për automjetet. Ka pasur një sërë ndryshimesh të rëndësishme. Nga 1 korriku bëhen më të ndjeshme për qytetarët kur hyn në fuqi. Rrit përgjegjësinë e qytetarëve, pra përgjegjësinë e shoqërisë së sigurimit për dëmin. Do të ketë rritje graduale. Vendos raportin evropian apo miqësor të dëmeve, ato me 30 mijë lekë të reja apo 250 euro, nëse zgjidhen miqësisht nuk ka nevojë për raportin e Policinë, por shkon direkt tek kompania e sigurimit.

Nga të dhënat tona na del që janë 30-35% e dëmeve në Republikë. Autoriteti do të plotësojë raportin e tyre. Përshpejton një sërë procedurash, për dëmet fond kompensim. Na jep të drejtën të vendosim një kufizim të shpenzimeve për Komisionet e ndërmjetësimit. Dhe rregullon edhe një sërë procedurash, si shkurtim të afateve për një sërë dëmesh. Nga 1 korriku, dje në Komision  u vendos detyra dhe do të ndjehen në praktikë.

-Po fondi i kompensimit, kur goditesh nga një mjet i pasiguruar?

-Ka qenë problem i bartur ndër vite, ligji vendos detyrimin që pavarësisht se mjeti është i pasiguruar, i dëmtuari dëmshpërblehet. Ajo që gjeti miratimin e Kuvendit, tashmë nuk kalon në ciklin e Byrosë, por nëse një mjet i siguruar goditet nga një i pasiguruar, atëhere polica e mjetit të siguruar do të shërbejë edhe si polic për këtë lloj dëmi. Nëse gjendem në rastin kur goditem nga një mjet i pasiguruar, i drejtohem kompanisë së sigurimit për dëmshpërblim, dhe më pas kompania e ndjek këtë me Byronë dhe palën tjetër. Do të sjellë përshpejtim të ndjeshëm të trajtimit të dëmeve.  Do të rritet dhe konkurrenca në këtë mënyrë

Individi mund të veprojë vetë në tregje shumë jo të aksesueshme, si pensioni privat, fondi i investimit ku mund të vendosësh që paratë në një bankë, mund t’i luajë banka në fonde investimi dhe bursa e titujve.

Për të treja këto ka pasur zhvillime të rëndësishme. Vitin e kaluar u miratuan ligjet që përafrohen me Rregullatorin Evropian. Praktikisht ne kemi një format evropian të rregullimit, parakusht i zhvillimit. Fondet e investimeve kanë njohur një zhvillim domethënës, ndërkohë që fondet e pensionit kanë nevojë, po punojmë që brenda këtij viti të përafrohet direktiva e 2019-ës në rregullimin e tyre. Ngelen modeste, kanë nevojë për rregullim ligjor, por edhe nxitje nëpërmjet iniciativave fiskale. Të gjithë së bashku do shkojnë drejt mundësisë së diversifikimit më të madh të opsioneve, për të investuar dhe kursimet, por edhe për të krijuar për kompanitë, mënyra të tjera të thithjes së kapitalit.