Këshilli i Lartë Gjyqësor: Harta e re gjyqësore forcon aksesin e qytetarëve te drejtësia, pavarësisht afërsisë me Gjykatën

124
Sigal

 

Këshilli i Lartë gjyqësor ka dalë në një deklaratë për media pas reagimeve të shumta që ka marrë çështja e hartës së re gjyqësore ndërsa avokatët u përfshinë në një bojkot 4 ditor. Në deklaratën e saj KLGJ Shprehet se harta e re gjyqësore “garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën.” Pra duket se KLGJ nuk e ka të panjohur faktin që gjykatat do të jenë të paaksesueshme nga qytetarët në sistemin e ri. Me sa duket për KLGJ sakrifikimin e të qënit të gjykatës pranë qytetarëve që kanë nevojë është një gjë që mund ta tolerojë. Në deklaratë KLGJ shprehet se vetë institucioni  “i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave, përpara kalimit në fazën e dytë, e cila gjithashtu do të kërkojë nga Këshilli formalizimin në një vendimmarrje tjetër miratuese të bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” dhe përcjelljen e tij për miratim Këshillit të Ministrave. Miratimi përfundimtar i bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave.”