Av. Eduard Halimi: Rigrupimi i gjyqeve në tre gjykata rrit kontrolin politik në Drejtësi si dhe kostot për xhepat e qytetarëve.

191
Sigal

Sot dhe 4 ditët në vijim avokatët do të bojkotojnë proceset për shkak të Hartës së re Gjyqësore. Vendimi është komunikuar 2 ditë parë nga ekipi drejtues i DHKA. Këto 4 ditë avokatët nuk do të paguhen, qytetarët nuk do marrin drejtesi, bisneset nuk do të marrin drejtësi. Po pse protestojnë avokatët?  Kanë interes personal?  JO.  Sepse Harta e propozuar sjell: 9 Gjykata të shkalles së pare do të mbyllen!

9 Prokurori të shkallës sē pare do të mbyllen

9 qytete, do të ngelen pa gjykatë, pa prokurori, dhe ndoshta edhe pa zyra ligjore.

Qytetarëve e 9 qyteteve, Pogradecit, Lushnjës, Përmetit, Kavajës, Krujës, Kurbinit, Matit, Pukës dhe Tropojës, u kufizohet aksesi në drejtësi dhe marrjen e shërbimeve ligjore.

Qytetarëve, dhe avokatëve të këtyre qyteteve, do iu rriten shpenzimet/kostot e shërbimeve për të marrë drejtësi

5 gjykata Apeli do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.

4 gjykata administrative do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet do të rriten për qytetarët

Në total 18 gjykata në të gjithë vendin synohen të mbyllen, duke dëmtuar aksesin, e qytetarëve në drejtësi dhe rritur kostot e tyre.

18 gjykata në të gjithë vendin synohen të mbyllen, pa asnjë studim fizilbileti lidhur me kohën, hapësirat, godinat, sallat e gjyqit, dizajnin, projektet inxhinerike dhe IT, për prokuroritë, për trasportin e të paraburgosurve, kostot e levizjes së gjyqtarëve etj. Përqëndrimi i dhënies së drejtësisë vetëm në Tiranë dhe vetëm në 3 Gjykata, (Gjykatë kombëtare Apeli, Admistrative dhe Giykatë e Lartë) rrit kontrollin politik mbi Drejtësinë (detajet në një moment tjetër) Asnjë vend i BE ose Ballkanit Perendimor me popullsi të ngjashme me ne, nuk ka paraqitur një dokument të ngjashëm për mbyllje të tilla drastike të gjykatave dhe prokurorive. Skenari i KLGJ, është i ngjashëm vetëm me skenarin MOLDAV, miratuar në 2017 (f.146 e raportit të KLGJ) Skenari Moldav, ishte më i detajuar dhe kishte nje studim fisibiletit. Ai pritej te shkurtonte 27 gjykata, te kushtonte 60 mln eur dhe të zgjaste 10 vjet. Pas 5 vjetësh nga 27 gjykata qe duheshin reduktuar eshte reduktuar VETEM 1 ka ngecur për shkak të problemeve në dem të qytetarëve dhe shumë kritika nga WB (si financuese) Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim fisibiletit, duke demtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësise, rritur kostot e qytetarëve, NUK DUHET të miratohet. Kjo protestë është për qytetarët dhe avokatët e atyre qyteteve që preken. Të gjithë duhet të reagojnë, qytetarët dhe te zgjedhurit e tyre pavarsisht ku ndodhen, ne pushtetin lokal, qëndror, në opozitë Protesta bëhet për interesin e konsumatorëve të drejtësisë, qytetarëve dhe bisnesit.