Një i vdekur në Korçë, policia zbulon detajet nga zjarri në banesë, 3 të lënduar

251
Sigal

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.