Me makinën plot kanabis drejt Greqisë, 45 vjeçari shqiptar arrestohet në Janinë

544
Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 45 vjeçar shqiptar. Policia greke në një komunikatë thotë se ka sekuestruar një sasi prej 340 kg drogë e llojit kanabis, e cila ishte e ndarë në 110 pako.
Policia greke kishte marrë informacione paraprake mbi lëvizjen e një mjeti me drogë, ndërsa ka organizuar operacionin policor në kryqëzimi Kalpaki, duke arrestuar tregtarin shqiptar të drogës, operacion i zhvilluar gjatë ditës së djeshme (26 shkurt).
Lënda narkotike ishte ngarkuar në automjet.
Sipas policisë greke, automjeti kishte targa të falsifikuara. Policia ka sekuestruar edhe 100 euro, dy telefona celularë, të përdorur nga 45 vjeçari për tregtinë e paligjshme të drogës. Hetimet po i vijon departamenti i narkotikëve në Janinë.

Sigal