Cigarja elektronike fatale/ Studimi: Rrezikon hemoragji cerebrale

676
Nëse përdorni cigare elektronike rrezikoni të pësoni goditje pasi ekspozimi i avujve kimik shkakton dëmtime në tru. Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Teknologjisë në Teksas ka arritur në përfundimin se ata që konsumojnë cigare elektronike janë më të predisopzuar për të pësuar goditje në tru, se sa përdoruesit e duhanit. Studimi i kryer në minj, tregoi se ekspozimi ndaj kimikateve që krijojnë tymin artificial rrit rrezikun duke dëmtuar trurin. Minjtë u ekspozuan ndaj avujve të tymit të duhanit dhe atyre të cigareve elektronike. Studimi zgjati nga 10 deri në 30 ditë dhe testet e bëra treguan se konsumimi i rregullt i cigares elektronike vogëlon sasinë e glukozës në tru, një lëndë djegëse e nevojshme për të rritur neuronet. Avujt shkaktuan dëme në koagulimin e gjakut, gjë që bën të mundur shkaktimin e një hemorragjie të trurit. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se këto lloji cigaresh nuk janë më të sigurta. Në fakt,ata pretendojne se cigaret elektronike mund të përbëjnë një rrezik më të madh se pirja e duhanit. Ata thonë se duhen studimet më rigoroze për të vërtetuar efektet e ekspozimit të tymit të cigareve elektronike në tru.
Sigal