Detaje/ Po ecte pranë shtëpisë së tij. Si u aksidentua për vdekje 64-vjeçari në Fier

322
Sigal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Burime bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, 64 vjeçar. Ky i fundit ka qenë duke ecur në anë të rrugës, ndërsa përplasja rezultoi fatale për jetën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan, ndërsa blutë njoftojnë se kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, një 25-vjeçar me iniciale  K. F. dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë: 

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.