Kë po kërkojnë? Policia dhe RENEA aksion në Elbasan, kontrolle në banesa e biznese

173
Sigal

Policia dhe RENEA kanë nisur sot në akison në qytetin e Elbasanit, në kërkim të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Forcat e policisë janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në disa biznese dhe banesa.

Ky operacion vjen pas atij të pak ditëve më para, ku SPAK lëshoi 32 urdhër-arreste.

Operacioni i ndërmarrë nga SPAK goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Dumani thuhet se është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.