Kokaina rekord me logon e ‘K.F. Elbasani’, zbulohen fotot e katër personave të arrestuar në Brazil

604
Sigal

Pak ditë pasi lajmi për kapjen e një sasie të madhe kokaine në Brazil u përhap në mediat shqiptare, sot janë publikuar detaje për të arrestuarit.

Sipas mediave vendase janë bërë publike detaje të reja rreth zbulimit të 617 kilogramëve kokainë, ku shkrujanë se sasia e lëndës narkotike kishte si destinacionin final Shqipërinë.

Më tej janë bërë publik, dhe identetitetet e katër personave dhe ata janë P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç. Po ashtu sot janë bërë publike dhe fotot e personave të arretuar.

Deri më tani ka pak detaje mbi këta persona dhe rolin që ata kanë kryer në këtë tentativë trafikimi, dhe por një detaj ka bërë përshtypjen e të gjithëve, pasi pakot ishin vulosur me logon e ‘K.F. Elbasani’, klubi i një prej skuadrave të futbollit të vendit tonë.

Nëse shohim inicialet e personave të vënë në pranga, N. P. 52 vjeç, mund të jetë shqiptarë, ndërsa inicialet e tjera tregojnë që kemi të bëjmë me shtetas të huaj.

Kokaina u zbulua pak ditë më parë një kamion të bardhë, ndërsa mjeti ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e policisë, pasi vazhdimisht ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve.