Kastravecat me pesticide në Lushnjë, Gjermania kthen 24 tonë! AKU: Do asgjësohen

45
Sigal

Një ditë më parë Gjermania ka kthyer 24 tonë kastraveca, të prodhuar në Lushnje për shkak se ka rezultuar me pesticide. Konkretisht preparati “oksamil” që është gjendur në analizën e bërë në vendin europian.

Ndërsa AKU u paraqit pranë pikës së grumbullimit, duke kërkuar asgjesimin e gjithë sasisë së kthyer nga eksport. E teksa kryhej ky aksion, fermere nga Lushnja Fieri dhe Berati protestuan para pikës së grumbullimit ku prej vitesh dorëzojnë perimet për eksport.  Fermerët shprehen se preparation “oksamil” kanë vite që e përdorin dhe shitet cdo në farmaci bujqësore. Ata thanë se asnjë nga institucionet në vend nuk I ka njoftuar se “oksamil” është I ndaluar të përdoret gjatë rritjes së kastravecave në sera.

Grumbulluesi, Lulzim Sari ka deklaruar se ky preparat ashtu si dhe 26 preparate të tjera prej tre vitesh nuk lejohet të përdoren në vendet e BE-së. Në vendin tonë nuk ka laborator që të përcaktojë mbetjet e pesticideve të ndaluara në vendet e BE-së, ndaj dhe çertifikata “fitosanitare” që shoqëron produktet shqiptare nuk ka asnjë vlerë. Ai tha se në këto kushte do t’i shlyejë detyrimet ndaj fermerëve për këto 24 tonë trangull, por nuk do të mund të vazhdojë grumbullimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një njoftim për mediat thotë se po bashkëpunon me institucionet e AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në pikën e grumbullimit do të vijohet me kontrollet në sera për përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.