8 Marsi/ Rama: Sa më pak frikë të kenë burrat nga gratë, aq më shumë…

426
Bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama ka organizuar një pritje me rastin e 8 marsit, festës së gruas. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se sa më shumë vend dhe hapësira të gjejnë gratë në shoqëri dhe familje më mirë do jetë për të gjithë, duke përfshirë edhe burrat. Rama tha se sa më pak frikë të kenë burrat nga protagonizmi i grave, aq më shumë do jenë të mbrojtur.
“Nuk dua të ndiheni si inferiorë ndaj Lindës që ka luksin të flasë gjatë dhe mendohet gjatë para se të flasë. Jam shumë i bindur se sa më shumë vend dhe gra të gjejnë vend në shoqëri dhe tu besojmë më shumë, aq më mirë do jetë për të gjithë duke përfshirë edhe burrat. Sepse te jesh burrë dhe të duash gratë nuk është zemërgjerësi. Nga lartësia e 198 cm të mija, siguroj burrat se sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i grave, aq më të mbrojtur do jenë”- u shpreh Rama.
Sigal