Kylie s’është më gruaja më e ndjekur në Instagram: Ja kush e rrëzoi nga froni

123
Sigal

Mbretërimi i Kylie Jenner si gruaja më e ndjekur në Instagram ka marrë fund, të paktën për momentin.

Njerëzit online vunë re se Selena Gomez numëron tashmë 381 milionë ndjekës, ndërsa Kylie 380 milionë.

Kylie s’është më gruaja më e ndjekur në

Në vendin e parë qëndron prej kohësh Cristiano Ronaldo me 551 milionë, ndjekur nga Lionel Messi me 433 milionë ndjekës. Pas tyre, vijnë Selena dhe Kylie. The Rock (365 milionë) mbyll Top5.

Selena ka qenë më aktive në Instagram kohët e fundit, mirëpo ajo tha për Vanity Fair në fillim të këtij muaji se në telefon ka vetëm TikTok-un si aplikacion. Ajo hoqi dorë nga Instagrami vite më parë dhe dikush tjetër e ndihmon me postimet.