Lezhë – Banorëve të Kolshit u soset durimi, shtrojnë rrugën me paratë e tyre

640
Banorët e Grykë Manatisë në Kolsh të Lezhës, janë bërë bashkë duke mbledhur fonde për të sistemuar rreth 500 m rrugë të zonës. Banorët thonë se nga rrëshqitjet dhe gropat, rruga ua kishte vështirësuar shumë kalimin, ndaj ndërhynë vetë. Bashkia thonë ata nuk ka ndërhyrë për ta sistemuar rrugën.

Në mungesë të investimeve nga Bashkia banoret e fshatit Gryk Manati në Njësinë Administrative të Kolshit në Lezhë, kanë marre vetë iniciativën për riparimin e rruges në zonën e tyre.

Pasi kontribuan financiarisht banoret u bënë bashkë dhe nisen aksionin për ta kthye rrugen në gjendje normale. Banoret thonë se rruga ishte dëmtuar plotësisht dhe lëvizja ishte bërë tepër e vështirë.

Janë afro 500 metra linear rrugë në të cilët po ndërhyhet vullnetarisht nga banorët e Grykë Manatisë për të eliminuar gropat në këtë segment, që komuniteti të mund të lëvizë lirisht.

Bashkia e Lezhës, e kontaktuar ka pranuar problemin, por theksoi se ka mungesë fondesh. 
Sigal