Javë e ftohtë me temperatura të ulëta, si do të jetë moti në ditët në vijim

115
Sigal

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin temperatura të ulëta.

Në zonat malore do të kemi temperatura jo më shumë se 6, apo 7 gradë celcius në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa në zonat malore të thella parashikohet të ketë temperatura 4 gradë celcius në mëngjes.

Meteorologu, Hakil Osmani, thotë  se temperaturat maksimale do të shkojnë këtë javë jo më shumë se 26 gradë celcius në qarkun e Elbasanit, Shkodrës dhe Beratit.

Kjo javë nuk do të ketë shi.

Ndërsa fundjava do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të freskëta.