Ja kush është Petrit Dushi që ekzekutoi RENEA

464
Sigal

I ekzekutuar sot nga forcat e RENEA-s në Gziq të Lezhës, Petrit Dushi, konsiderohej si një ndër 50 personat më të kërkuar të Interpolit ndërsa kishte kryer një prej krimeve më të rënda që mbante dhe mban mend zona e lindjes së tij. Dushi akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij ne ’96 dhe më pas kishte marrë arratinë, duke kryer vrasjen e dytë pas 17 vitesh të personit që e strehoi dhe e fshehu prej policisë. Viktima e dytë është Mark Jaku, kushëri me autorin.

Sherri mes tyre kishte nisur pasi i zoti i shtëpisë kishte nisur t’i kërkonte kushëririt të tij, Petrit Dushi, që të dilte nga banesa pasi i rrezikohej familja. “Nëse të gjen policia në banesën time, dënohem edhe unë. Kam frikë të të mbaj më gjatë”.Kjo mësohet se kishte qenë një frazë e përsëritur shpesh në kohët e fundit nga Mark Jaku, por 44- vjeçari Petrit Dushi, nga fshati Kaçinar i Mirditës e kundërshtonte pasi i kishte ezauruar të gjitha vendqëndrimet e mundshme.

Vrasja është kryer me thikë dhe nga të dhënat e pakta që ka mbetur nga ajo ngjarje e rëndë kishte ndodhur për konflikt për çështje pronësie. Viktima e tij ishte një bashkëfshatar dhe sipas të dhënave të policisë së Lezhës, Petrit Dushi e kishte qëlluar viktimën e tij ditën që kishte martuar të bijën. Ai shpallet në kërkim nga policia por pa mundur të binte në gjurmët e tij. Gjykata e dënoi në mungesë me 20 vite burg, duke e klasifikuar si një prej personave më të rrezikshëm në vend. Petrit Dushi humbet gjurmët dhe rishfaqet në 2015-ën me një tjetër vrasje. Policia e Lezhës tha vetëm se ai ka jetuar për shumë kohë nëpër malet e Mirditës dhe të Lezhës, nëpër njerëzit e tij.