Prokuroria nis hetimin e llogarive të Shullazit

544
Ka nisur hetimi nga ana e Prokurorisë të llogarive të Emiliano Shullazit dhe dy të arrestuarve me të. Mësohet se prokuroria u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të verifikojnë nëse shtetasit Gilmando Dani, Emiliano Shullazi dhe Blerim Shullazi kanë llogari bankare. E njëjta kërkesë u është përcjellë edhe zyrave hipotekore. Avokatët nga ana e tyre pohojnë se do kërkojnë lirimin e Shullazit pasi ndaj tij nuk ka prova. Prokuroia e Krimeve të Rënda kërkon të zbardhë skemën se si vendoseshin gjobat, përsa kohë disponojnë deklaratën e një shtetasi që pohon se është telefonuar prej Shullazit. Deri tani, thonë burimet, rezulton se i pandehuri nuk mbante telefon prej të paktën dy vitesh. Megjithatë, prokuroria dyshon se 38-vjeçari komunikonte përmes shokëve.
Sigal