Drejtësia që duam?! Gjyqtari i Fierit feston e hedh valle me avokatë e sekretarë të gjykatës

Festat e fundvitit i bashkojnë të gjithë: ata që japin show në media e para popullit sikur kacafyten e shahen por edhe ata që kanë konflikt interesi mes palëve.

Pas festës së lumtur mes ministreve të kabinetit Rama dhe deputetes demokrate Jorida Tabaku, festimet janë zhvendosur te gjyqtarët, avokatët dhe sekretarët e gjykatave, në konflikt të hapur interesi.

NOA

Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur pamje nga festa e gjyqtarit të Fierit, Alfred Konomi me avokatë, sekretarë dhe staf nga gjykata që ai drejton. Qytetari që ka denoncuar këtë rast flagrant kërkon të dijë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë nëse kjo festë është etike dhe profesionale, pasi në fund të fundit po flasim drejtësi.

A është kjo drejtësia që duam dhe presim nga ata që kanë të drejtën për ta ushtruar?

Denoncimi i qytetarit:

Doja te pyesjaaaaaa ILD nese esht etikeee edhe Profesjonale per Nje Gjyqtar qe teeee festoj me Avokatet?Esht e mundur? Gjyqtari i Fierit Alfred Konomi keng edhe valle me Avokatet duke mar Sekretar me vete edhe staf nga Gjykata……Esht Etikeeee per Palet qe duan drejtesi?Ky Karshellek?Anonim ju lutem Drejtesia e Re