Presidenti Meta: Prita sot Ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri, vlerësova marrëdhëniet e mira politike

311
Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita sot me kënaqësi Ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri, Sh.T.Znj. Gloria Isabel Ramírez Ríos, së cilës i urova suksese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të saj të rëndësishëm.
Vlerësova marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona, theksova nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, si dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për të koordinuar më mirë përpjekjet midis institucioneve tona ligjzbatuese për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të drogës.
E falënderova Ambasadoren Ríos për mbështetjen e vazhdueshme, që Kolumbia ka dhënë për shtetin e Kosovës. 🇦🇱🤝🇨🇴
Sigal