Presioni i opozitës dhe i banorëve, Policia liron protestuesit e ‘Unazës së Re’

635
Sigal

Presioni i banorëve të Unazës së Re që mbajtën të rrethuar për disa orë Drektorinë e Policisë së Tiranës, ka bërë që Policia e Shtetit të lirojë protestuesit e arrestuar dhe midis tyre edhe Dorian Protoduarin,

Banorët dhe shumë ish-deputetë të opozitës rrethuan për disa orë Drejtorinë e Policisë, duke kërkuar lirimin e te arrestuarve, ose do të përshkallëzonin më tej protestën.

Dorian Protoduari u arrestua mesditën e sotme në zonën e Tiranës së Re, por mesa duket policia nuk ka gjetur prova për ta implikuar si në protestën që u zhvillua sot përpara Parlamentit nga opozita.