Ermir Gjinishi i kthehet Karlo Bolinos: Shpifës dhe intrigrant i ulët!

491
Sigal

Postimi i Ermir Gjinishit në profilin e tij në Facebook:

Paragjykimet dhe shpifjet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye – thotë Volteri.

Më thanë se Bolino, hjeksi publik i Ramës, më paska lakuar emrin te emisioni i Eni Vasilit.
Shpifës dhe intrigant i ulët.

Unë nuk kam qenë asnjëherë i arrestuar apo i akuzuar nga asnjë shtet në botë, aq më tepër nga SHBA.

Ndoshta hjeksi i qeverisë më të korruptuar të cilësuar pikërisht nga SHBA, për shkak të njohjes së dobët të gjuhës shqipe, nuk ka arritur ta kuptojë siç duhet librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Lexoje që të iluminohesh Bolino.

E sfidoj publikisht këtë shpifës të ulët, të publikojë çdo dokument zyrtar brenda apo jashtë vendit që vërteton nëse unë kam qenë ndonjëherë i arrestuar diku.

Karlo! E kuptoj nervozizmin tënd. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë ishulli i pastrimit të parave të klanit Santapaolo të Catanias në Sicili apo Ciancio Sanfilipos.
Prandaj 25 prilli jua ka prishur qetësinë.