Izolimi i talisë merr fund në mes të majit, por kjo ‘nuk është aspak e sigurt’

371
Sigal

Afati i izolimit të Italisë nga koronavirusi mund të shtyhet nga data 13 prill deri në të paktën 1 maj.

“Faza e dytë” e të jetuarit pa virus mund të fillojë në mes të majit, deklaroi këtë të premte kreu i Emergjencave Civile Angelo Borrelli. Ai tha se data e daljes nga bllokimi, megjithatë, ende “nuk është aspak e sigurt”.

“Situata për momentin është e qëndrueshme dhe duhet të presim sa të vijë ulja dhe pse nuk dua të bëj parashikime, them se prej këtu deri më 16 maj duhet të kemi të dhëna pozitive që do të na lejojnë të rihapim aktivitetet e të nisim fazën e dytë të emergjencës”.

Në raportin e një dite më parë në Itali u shënuan 760 vdekje, ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi është mbi 115 mijë në total në të gjithë vendin.