Intervista/ Në karantinën e këngëtares Lili Gjidodaj

989
Sigal

Është e vetë izoluar pasi u kthye nga Gjermania ku ishte për një koncert.Këngëtarja e mirënjohur Lili Gjidodaj ,në një intervistë për gazetën “Telegraf” tregon detaje nga karantina e saj.Ajo thotë se u vetëizolua për sigurinë e saj, të djalit dhe të prindërve të saj.Lili tregon se si po e përjeton këtë situatë të jashtëzakonshme.Ajo thotë se në fakt nuk i mungon shume jeta normale, pasi është mësuar me sfida, por shprehet se ajo çfarë i mungon nga e gjithë kjo është vetëm përqafimi i djalit por dhe kjo është për të mirën e tij . E pyetur se si është 24 orëshi i Lilit në karantinë, ajo thotë se bën eksperimete të ndyshme , si maska për fytyrën , për trupin , gatuan pa fund dhe ka filluar të vërë një rregull strikt në shtëpinë e saj .

“Nga ky izolim mësova që të jem si dikur,me një rregull strikt në shtëpi ku çdo gjë është në vendin e duhur”. E ndërsa e mbyll këtë intervistë me një lutje të Zotit që ta çoj vullnetin e tij në vend dhe të rikthehemi sa më shpejt jetës normale .

-Lili ti sapo u ktheve nga Gjermania dhe tu desh të vetë karantinohesh 14 ditë, si e përjetove ?

-Si fillim nuk jam njeri që i kam frikë sfidat, thjesht ishte një sfidë e rradhës.

-Çfarë ju ka munguar më shumë gjatë këtyre ditëve nga jeta normale ?

Besomë asgjë, çdo gjë e nevojshme nuk më ka munguar , dihet im bir dhe prindërit ,por kjo është për të mirën e tyre.

 -Çfarë ke kuptuar në karakterin gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi ?

-Nuk është karantina e parë, njeriu duhet të bëjë shpesh monolog me veten, për ta zbuluar edhe kur nuk eshtë në karantinë.

-Për cfarë ju ka shërbyer më shumë karantina ?

-Ah, kisha harruar të mbaja rregull strikt, për këtë besoj më ka shërbyer, çdo gjë në vendin e vetë tashmë.

-Cila ka qenë ajo gjë që izolimi të ka detyruar ta bësh kundër dëshirës tënde ?

-Haha, asgjë në këtë botë s’më ndan nga im bir kur unë nuk kam punë, dhe jam e detyruar për mirqënie të jem larg tij. Vetëm kjo mund të them më mungon, por jo kundër dëshirës, sepse unë e kam bërë me dëshirë vetëkarantinimin vetëm!!!

-Një pjes e artistëve janë shprehur se qëndrimi në shtëpi ju ka shërbyer dhe si reflektim, po për ty ?

-Kushdo që më njeh e di që qënja ime dhe unë reflektojmë, edhe në mes të zhurmës reflektoj, kjo nuk duhet të ndodhë sot.

 -Çfar ke mësuar nga vetja që nuk e dije gjatë izolimit?

-Po që jam punëtore e dije haha.

-Më thuaj pak si është 24 orëshi i izolimit i Lili Gjidodaj?

Bëj eksperimente, nuk mërzitem për kollaj, bëj maska fytyrës, flokëve, trupit e mbaj mirë veten . Shkruaj, tek tuk shoh ndonjë film, dihet përveçse na ranë thonjt me disinfektues ,të cilin e bëj vetë në shtëpi.

 -Jeta juaj më parë ishte plot me aktivitete, sa ju mungon?

-Shiko njerëzit si unë janë si plastelina, po flas për njerëz që nuk ankohen, përshtatemi i përballojmë mungesat dhe nuk marrim kot. Të them që gjithë njerzimi e kishte të nevojshëm një pushim të tillë , duhet të ndalemi dhe të mendojmë më shpesh, jo vetëm kur të jemi të detyruar.

 -Çfarë ke gatuar këto kohë ndonjë specialitet tëndin?

-Çfarë nuk kam gatuar përveç gjërave që nuk i kam. Mos të harrosh se mua mi sjellin ushqimet në shtëpi sepse se kam kaluar pragun e derës .

-Sa kile ka shtuar Lili deri tani ?

Nuk peshohem të jesh e bindur …përtej shakave unë kam problem të ha vetëm dhe s’besoj të kem shtuar.

 -Për çfarë i je lutur zotit më shumë gjatë kësaj kohe?

-Zoti im u bëftë vullneti jot amen.

 -Çfarë do të bësh sapo të dalësh nga karantina ?

Më duhet leje nga autoritetet dhe tu dërgojë furnizime prindërve normalisht pa i takuar fare . Dhe të përqafoj tim bir,offf sa jetë të jep ai përqafim.

-Çfarë duhet tu themi atyre që nuk po e përballojnë dot?

Ata që e marrin të lehtë këtë situatë është gjëja më e mirë që qeveria në kohë rekord ka bërë, do u thoja që ne duhej të kalonim një luftë, mendoni pozitivisht se çdo e keqe e ka një të mirë pas. Po të duam të gjithë bashkë do ja dalim.

-Çfarë e pret Lilin gjetë kësaj vere që po vjen ?

Do Zoti kemi një verë edhe deri atëherë flasim. Dua të përcjell një mesazh e dashur…Nuk është jeta luksi, dhe materiali por është dashuria dhe lumturia, pa këto as këto ditë të vështira nuk mund t’i përballonit. Jepni dashuri dhe jini të lumtur për çfarë keni!!!

Intervistoi Era Cela