Italiani plagos me thikë shqiptarin jashtë një lokali

Një italian 50-vjeçar me precedent penal ka plagosur me thikë një murator shqiptar rreth 47-vjeç në Rivoltella di Desenzano në Itali.

Sipas informacioneve, sherri ndodhi jashtë një lokali, pasi debati verbal agravoi dhe italiani nxori thikën duke qëlluar shqiptarin në krah.

NOA

Deri në momentin e mbërritjes së ambulancës shqiptarit në ndihmë i erdhi një mjek që u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes duke bllokuar gjakderdhjen.

Disa orë më pas autori i fshehur në shtëpinë e një çifti u prangos, ndërsa tashmë do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.