Përse nuk i hap kufijtë Greqia me Shqipërinë?

208
Sigal

Në mesin e vendeve që dhanë dritën jeshile për heqjen e kufizimeve për udhëtarët shqiptarë është edhe Greqia. Shqipëria në listën e vendeve të sigurta, duke u mundësuar kështu qytetarëve që të udhëtojnë drejt Europës pas më shumë se 1 viti izolim.

Nga vendi fqinj nuk ka asnjë sinjal se kur do të hapen kufijtë me vendin tonë. Kur në mars 2020 u mbyllën kufijtë, pala greke e justifikoi me faktin se në Shqipëri kishte përqindje më të lartë se mesatarja e Greqisë dhe BE të të infektuarve për popullsi.

Vetëm pesë ditë përpara se Komisioni Europian të jepte dritën jeshile për lejimin e udhëtimeve thelbësore me vendin tonë, Athina shtyu masat deri në 21 qershor për kufijtë Greqi-Shqipëri. Deri në këtë datë, Greqia mund të vendosë të mbajë të mbyllur kufijtë pavarësisht se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Kuota ditore e personave që do të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës drejt shtetit fqinj është 1 mijë e 500 veta. Drejt shtetit fqinj lejohen të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi si dhe punëtoret sezonalë.

Më 14 qershor Greqia vendosi që të njohë të gjitha vaksinat, edhe nëse nuk janë miratuar nga EMA. Këtë verë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac apo të ruse Sputnik V do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj, sapo të hyjë në fuqi vendimi i BE-së. Vaksinat që do të pranohen janë Novavax, Sinovac Biotech, Sputnik V, Sinopharm dhe CanSino Biologics. Mesa duket, një sërë kufizimesh duket se do të jenë në fuqi.