Itali, arrestohet hajdutja shqiptare, vidhte nëpër dyqane

504
Në një dyqan në qendër të qytetit të Ternit, Itali, mbrëmjen e së premtes një grua e njohur për zonën dhe pronarët e dyqanit, u kthye për të goditur sërish, dmth të vidhte rroba. Bëhet fjalë për një shqiptare, 31 vjeçe, e cila akuzohet për vjedhje. Me fëmijën e vogël në karrocë, që i shërbente për të kamufluar lëvizjet, shqiptarja hyri në dyqan dhe nisi sërish të vjedhë rroba të cilat i fshehte në karrocën e fëmijës.
Edhe javën e kaluar, duke shkuar nga një cep i dyqanit në tjetrin, ajo ishte parë duke fshehur rrobat në karrocën e fëmijës së sapolindur, pastaj t’i drejtohet daljes pa paguar. Edhe këtë të premte, alarmi që ka rënë në dalje të dyqanit ka bërë që gruaja të kuptohet dhe të thirret policia. Gruaja thuhet se ka pranuar që kishte vjedhur rroba për vete dhe fëmijën me një vlerë totale 65 euro.
Sigal