Azilkërkuesit e rikthyer, Klosi: 27 % e popullsisë shqiptare migratore

516
Qeveria po harton një strategjie të re për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer me qëllim parandalimin e emigracionit të parregullt nga vendi. Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi nënvizoi se strategjia është një domosdoshmëri nisur nga fakti se 27 për qind e popullsisë shqiptare është migratore, por edhe një detyrim që rrjedh nga procesi i integrimi i vendit në BE.
Klosi: Më shumë se 27% e popullatës janë në emigracion. Presionet e flukseve migratore nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë ka gjasa të vazhdohet edhe në të ardhmen, sepse Shqipëria gjeografikisht është e ekspozuar nga sfidat e mëdha të emigrimit dhe migracionit transit të parregullt.
Nga ana tjetër Klosi nënvizoi se strategjia parashikon riintegrimin e të kthyerve përmes arsimit profesional, që do të ofrohet falas.
Klosi: Por në strategjinë tonë do vazhdojë të ngelet një nga pikat kryesore riintegrimi i tyre në shoqëri duke iu ofruar arsim profesional, duke iu ofruar një zanat falas dhe duke iu dhënë mundësi që nëpërmjet këtij zanati të bëhen të denjë në radhë të parë për tregun shqiptar të punës dhe më pas, me lehtësirat që ka legjislacioni i vendeve të BE-së, të kenë mundësi që edhe po të ritentojnë të shkojnë në Europë, të shkojnë nëpërmjet një kontrate të rregullt pune dhe si shtetas të përgatitur për një punë të denjë.
Gjatë prezantimit të strategjisë, minsitri klosi nënvizoi edhe nëjherë se shqiptarët që kërkojën azil në vendet e BE-së kanë shance zero.
Sigal